Akuza mes VMRO – DPMNE-së dhe LSDM-së për “ikje nga zgjedhjet”

“VMRO-DPMNE vazhdon ta shtrembërojë të vërtetën dhe argumentet të cilat tregojnë se pikërisht ata me çdo çmim tentojnë të ikin nga zgjedhjet. Veprimi i tërësish i VMRO-DPMNE-së është në drejtim të minimit të datës tanimë të konfirmuar për zgjedhjet parlamentare”, thuhet në kumtesën e LSDM-së, njofton Portalb.mk.

Nga ana tjetër, për të njëjtën gjë, edhe VMRO – DPMNE-ja ka dërguar kumtesë duke thënë se “tërë opinioni ishte dëshmitar se pikërisht VMRO-DPMNE-ja ka insistuar dhe insiston në zgjedhje si mënyra e vetme për dalje nga kriza në të cilën LSDM-ja e ka shtyrë Republikën e Maqedonisë”.

LSDM-ja thotë se VMRO – DPMNE-ja do t’iu ikë zgjedhjeve pasi që janë edhe procedurat e fundit të deputetëve dhe udhëheqësisë të VMRO-DPMNE-së.

“LSDM-ja qëndron fuqishëm në qëndrimin se duhet të ketë zgjedhje më 11 dhjetor. Pikërisht për shkak të kësaj udhëheqësia e LSDM-së është vazhdimisht mes qytetarëve dhe me përkushtim punon në promovimin e Planit për Maqedoninë. Dy muaj deri në zgjedhje, VMRO-DPMNE ende nuk i ka hapur edhe shtabet e veta. Për dallim prej tyre, LSDM tanimë mbajti kongres zgjedhor”, qëndron në kumtesën nga LSDM-ja.

Ndërkaq nga ana tjetër, VMRO – DPMNE-ja, thekson se për LSDM-në janë shuar të gjitha arsyet për shtyrje të zgjedhjeve.

“Lista Zgjedhore se po pastrohet, është pothuajse identike me listën nga e cila LSDM-ja humbi me 200.000 vota dallim para dy viteve. Është formuar edhe trupi ad – hok. Ikje nga zgjedhjet për LSDM-në më nuk ka. Tërë opinioni ishte dëshmitar i arsyetimeve të paramenduara të LSDM-së për ikje nga zgjedhjet rreth 500.000 gjoja fantomëve në listën zgjedhore dhe mosfunksionimin e ASHMAA. LSDM-ja do të duhet të dalë në zgjedhje më 11 dhjetor që të përballet me popullin”, thonë nga VMRO – DPMNE-ja. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button