Kryetari i Këshillit Gjyqësor me kritika ndaj Janevës

Kryetari i Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë, Zoran Karaxhovski, në deklaratën e tij për media, i dha rëndësi të madhe daljeve të prokurores speciale, Katica Janeva, në konferenca, duke folur në lidhje me punën e gjykatave. Ai tha se deklaratat e Janevës, janë jashtëzakonisht jo-etike, të pa-civilizuara dhe të pakulturuara, duke u referuar në atë se PSP kryen hetime për gjykatës në Gjykatën Administrative, njofton Portalb.mk.

“Ajo është sulm i drejtpërdrejt ndaj një Gjykatë dhe është e drejtpërdrejt në funksion të shkatërrimit të asaj Gjykata dhe në përgjithësi gjyqësorit.  Jashtëzakonisht jo-etike, jo-civilizuese dhe jo-kulturore është që të deklarohet ashtu”, tha Karaxhovski.

Karaxhovski tha se derisa ka qenë gjykatës në Penale, asnjë prokuror nuk e ka fyer asnjë prokuror, siç thotë ai “ashtu sikur tash që po i ofendon Janeva gjykatësit në Republikën e Maqedonisë”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button