fbpx

Wi-fi fjalëkalimet e aeroporteve nga e mbarë bota të vendosura në një hartë

Gjithmonë kur duhet të kaloni orë të tëra në aeroport, pa pasur qasje në internet, cilësohet si udhëtim i yni më i keq. Por, për fat të mirë, sot ky problem është i zgjidhur.

Anil Polat inxhinier i sigurisë kompjuterike dhe bloger i udhëtimeve ka publikuar një hartë interaktive e cila ju ofron përdoruesve të saj WI-FI fjalëkalimet nga aeroportet e gjithë botës. Gjithashtu, është vërtetë e thjeshtë për t’u përdorur. Ju vetëm duhet të klikoni në një aeroport të veçantë nga harta dhe informacioni në lidhje me rrjetin WI-FI, do të jetë për ju në dispozicion menjëherë. Polat përditëson këtë hartë rregullisht dhe ajo tashmë përmban më shumë se 130 aeroporte nga i gjithë globi.

Për ata që do të thonë se kjo është e kotë për shkak se ju duhet të keni qasje në internet për të gjetur fjalëkalimet Wi-Fi në vendin e parë, krijuesi i hartës gjithashtu ofron versionin e shkarkueshëm offline për përdoruesit e iOS dhe Android.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close