Kush janë biznesmenët e Maqedonisë që udhëheqin kompani në Panama?

Biznesmen të njohur maqedonas, politikan dhe nëpunës shtetërorë kanë hapur kompani të veten në of-shore në shtetin e Panamasë. Sipas dokumenteve që ka arritur ti sigurojë NOVA në Panama janë regjistruar më së paku pesë kompani që janë pronarë shtetas maqedonas.

LEXO: Plas skandali, zbulohen politikanët që kanë fshehur paratë në Panama, miliona të dhëna në duar të gazetarëve

https://briankilmartin.cartodb.com/viz/54ddb5c0-f80e-11e5-9a9c-0e5db1731f59/embed_map?ref=producthunt
Harta e kompanive off-shore ne Panama

Kompanitë janë regjistruar gjatë periudhës 1999 dhe 2002 ndërsa kanë depozituar 10 mijë dollarë.

Emrat e qytetarëve maqedonas që posedojnë kompani në Panama koincidojnë me emrin e pronarit aktual të televizionit Kanal 5, Vanja Gavrillovski dhe Marjan Stojmenov, djal i ish pronarit të të njëjtit televizion dhe deputeti aktual në kuvend Boris Stojmenov.

Kompania e përbashkët e cila është regjistruar në regjistrin e shtetit panamez është me emër “Sunline Trading S.A” dhe është regjistruar më 9 shtator të 1999 në kohën kur Boris Stojmenov ishte ministër i financave në qeverinë e RM-së të formuar nga Lupço Georigievski.
Më pas përmendet edhe emri i gruas së Stoimenovit, Mimoza Kikovska Stoimenova e punësuar në ministrinë e drejtësisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button