Reali gati ofertën për Rooney

Wayne Rooney këtë verë shumë lehtë mund të largohet nga Manchester United pasi gjiganti spanjoll Real Madrid është duke menduar të bëjë ofertë për anglezin e pakënaqur.

Rooney, të cilit i kanë mbetur edhe 18 muaj në kontratën e tij në “Old Trafford”, ai e di se nuk do të ketë mundësi që United ta shesë atë në njërën nga klubet rivale. Sidoqoftë, mësohet se Reali e ka vënë në top-listën e qendërsulmuesve që ua ka vënë syrin për transferim gjatë verës, prapa Sergio Agueros dhe kolumbianit Radamel Falcao, shkruan sot gazeta britanike “Daily Mail”.

City besohet se nuk do të lejon largimin e Agueros ndërsa Rooney do të ishte një opsion më i lirë për madrilenët, të cilët janë të mahnitur me formën e anglezit këtë sezon dhe me faktin se ai mund të luajë si qendërsulmues apo prapa sulmuesve.

United do rezistojë gjitha tentimeve të Madridit për transferim dhe do të ishte i lumtur që ta lejonte Rooneyn t`i skadonte kontrata pastaj të largohej si lojtar i lirë në verën e vitit 2015.

Lajme të ngjashme

Back to top button