Nga Sudani Jugor në Etiopi për çdo ditë kalojnë rreth 900 refugjatë

Nga Sudani Jugor në Etiopi për çdo ditë kalojnë afër 900 refugjatë, bëjnë të ditur nga Zyra për refugjatët e kthyer e Etiopisë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas kryetarit të Zyrës, Stephen Gebre Medhin, Etiopia për çdo ditë pranon rreth 900 refugjatë nga Sudani Jugor.

“Nga 28 gushti deri më sot numri i refugjatëve është rritur në 32.000. Kryesisht bëhet fjalë për gra dhe fëmijë”, theksoi Medhina.

Theksohet se shkaku kryesor për këtë valë të refugjatëve është jostabiliteti dhe thatësira në këtë rajon.

Në Etiopi gjenden edhe refugjatë nga Somalia dhe Eritrea, ndërsa Medhina tha se ky vend deri tani gjithsej ka pranuar rreth 800.000 refugjatë.

Sipas të dhënave të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, nga 8 gushti nga Sudani Jugor në vendin fqinjë janë arratisur rreth një milion persona.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button