Askush nuk nxori leksione nga “bombat”, sërish njerëz partiak në gjykatë

Partizimi i gjyqësorit ka përplasur VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në në seancën e sotme të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, raporton Portalb.mk.

Opozita ka akuzuar pushtetin se po zgjedh njerëz të partisë në organe gjyqësore dhe se jo rastësisht nëpër raporte del se gjyqësori është i partizuar dhe jo efikas. Ndërkaq, deputetët e pozitës janë arsyetuar se zgjedhjet e tyre, siç thonë ata nga “juristë të spikatur” do të ndikojnë për të mirë në gjyqësor.

Në seancë sipas rendit të ditës kryetari i Komisionit Zoran Ilievski ka propozuar Vllado Bogdanovskin për anëtar të Këshillit të Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë. Këtë propozim e ka kundërshtuar Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë. Ata nga kryetari i Komisionit kanë kërkuar, që ta arsyetoj propozimin.

“Qëllimi nuk është të delegohen këto organe. Duhet të vijnë njerëz pa afera me përvojë dhe jo t’i ndani pozicionet me BDI-në. Këshilli është organ nuk mund të flasim vetëm për personin. Gjyqësorin është sistemi që është vlerësuar më keq në raport. Kur të emërojmë persona në ndonjë organ mos thuani të mos flasim edhe për organin. Ju Ushkovskin e sollët si kryetar i Këshillit të gjykatësve, pastaj e dëgjuam edhe te a.q. “bombat””, the Goran Sugarevski nga LSDM.

“Punon nga viti 1994 është kompetent. Ne vlerësojmë se ai duhet të jetë në atë pozicion. Edhe ju si opozitë keni të drejtë të propozoni kandidatë tuaj”, i është përgjigjur kryetari i Komisionit Zoran Iliovski nga VMRO-DPMNE.

“VMRO nuk u kërkon libreza partiake kandidatëve. VMRO kur erdhi në pushtet nuk i largoi njerëzit e LSDM-së. Ju pa e njohur personin që propozuam po flitni keq për të. Unë e di se si janë zgjedhur gjykatës në kohën e LSDM-së. Prandaj mos e akuzoni VMRO-në”, tha Bllagoja Despotovski, raporton Portalb.

Sipas deputetit Lubomir Josifovski nga Lidhja Social Demokrate e Re, mënyra se si po zgjedhen gjykatësit shihet qartë tendenca për partizim.

Edhe përkundër opozitës Komisioni ka votuar rendit e parë të ditës për propozimin për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor.

Më poshtë ua sjellim të a.q “bombat” që tregojnë pazaret e partive politike në terrenet e organeve gjyqësore:

BOMBA  2: VMRO- DPMNE dhe BDI kanë montuar vendime gjyqësore (VIDEO)

BOMBA 12: Borxhi lahet me borxh, pazaret për gjyqësinë mes BDI-së dhe VMRO-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button