Lata: Radika kurban i largpërçuesit Manastir-Elbasan

Kryetari i Komunës së Dibrës Ruzhdi Lata, në emisionin e mbrëmshëm në “Top Show”,  të televizionit  “Top Channel”, e ka vlerësuar, projektin “Fusha e Lukovës më tepër si një projekt politik të qeverisë së Maqedonisë se sa për nevoja ekonomike.

“Në momente kur ka leverdi  shteti i Maqedonisë,  ligjet ish-jugosllave nuk i pranojnë, por kur është çështja që ka të bëjë me shqiptarët aktualizojnë ligjet dhe raportet mes ish Jugosllavisë  dhe Shqipërisë.  Këtu  është  zanafilla e  gjithë kësaj problematike, që për mua më shumë ka karakter politik sesa ekonomik , ngase në baza ekonomike nuk ka arsye devijimi i lumit”, ka theksuar Lata. 

Lumi Radika është i vetmi ujë i pijshëm në Evropë, rrjedh në trekëndëshin Shqipëri , Kosovë dhe Maqedoni, në një natyrë shumë të begatë . Për këtë arsye lata mendon se investitorët , pra Banka Botërore nuk do ta mbështes këtë projekt duke parë që  është absurde devijimi i Radikës.

“Prezantimi i këtij projekti është i  rrejshëm, sepse ministrat thonë se nga Radika do të merren 2.3 metra kub ujë në sekond, ndërsa realiteti lshte se do të marrin 9 metra ujë në sekond, me këtë rast u sensibilizua çështja në Dibër  kërkuam sqarime nga ministrat shqiptar në Qeveri, erdhën në Dibër dhe përkrahin qëndrimin e dibranëve. Kemi të bëjmë  historikisht me një demagogji të prezantimit sepse ELEM asnjëherë nuk ka prezantuar projekt konkret, por vetëm inserte elektronike. Sido që të jetë ELEM  ka një iniciativë dhe përsëri them se përdorin demagogji”, theksoi Lata.

Sa i takon informimit të ministrit të ekonomisë  Saraçini dhe atij të energjetikës  Damjan Gjiknuri, Ruzhdi Lata thotë se jemi  dakord, por këtu ka diçka tjetër. Përveç këtyre deklaratave ne kemi deklaratën e zëdhënësit të Qeverisë, pa marrë parasysh rrethanat që zhvillohen ne si Qeveri  do ta ndërtojmë projektin “Fusha e Lukovës”.

Radika është përgjysmuar , dhe nëse e marrin përsëri atëherë do të mbetet një vend i përshtatshëm ku mund të çmontohen armët e Sirisë. Ajo do të thahet në tërësi sepse do të marrin gjashtë burimet e saja që rrjedhin në Parkun nacional duke i shkelur të gjitha normativat ndërkombëtare. Lata në fund  potencoi se janë bërë pazare për të marr ujin Radikë , për të na ofruar largpërçuesin Manastir-Elbasan, ndërkaq përfaqësuesi  i ministrisë së energjetikës e mohoi këtë fakt duke theksuar se nuk ka diçka të tillë.

Lajme të ngjashme

Back to top button