Golf mbetet më i shituri në Evropë

Mediet gjermane raportojnë se kompania Volkswagen edhe gjatë vitit të kaluar ka ruajtur epitetin e më të fortit, duke arritur të shesë më së shumti vetura të tipit Golf që në total i bie të shesë mbi 470.229. Vendi i dytë i takoi Ford Fiesta derisa në të tretin u rendit Renault Clio.

Duke marrë parasysh rezultat e shitjes nga vitet e kaluara, edhe gjatë 2013-s Golf mbetet vetura më e kërkuar në Evropë, e cila më lansimin e gjeneratës së shtatë ka fituar edhe disa tituj ndërkombëtarë.

Për dallim nga viti 2012 rritja e shitjes së Volkswagen ka shkuar në 8,9 sa i përket tregut evropian, ku mbi 40.000 vetura më shumë janë porositur online.

Por as kompania Ford nuk ka qëndruar keq duke shitur mbi 287.111 vetura, derisa Clio i ka qëndruar shumë afër.

Lajme të ngjashme

Back to top button