Manipulim me titullin që ndeshet me rregullat etike

[Recension: Mitko Çavkov i nxori në terren njësitë speciale, po i përgatit për luftë (foto)]

Lajmet që dezinformojnë apo manipulojnë janë vetëvrasje për median. Një titull bombastik që synon të bëjë sensacion, për momentin, mund të tërheqë lexues, por, paralelisht, edhe të humbë besueshmërinë ndaj medias.

download-2Linku deri te artikulli origjinal: Mitko Çavkov i nxori në terren njësitë speciale, po i përgatit për luftë

Data dhe koha e publikimit: 30.09.2016

Data e recensionit: 03.10.2016

Recensues: Xhenis Sulimani

Shembull tipik kemi lajmin që po e recensojmë. Kemi të bëjmë me manipulim të vetëdijshëm me opinionin. Produkti gazetaresk ka të bëjë me informacionin për stërvitjen e Njësisë për Shpërndarje të Shpejtë në suaza të ushtrimeve për menaxhimin me kërcënimet terroriste.

Njësia gjatë kohës së aftësimit është vizituar nga drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov.

Megjithatë, ajo që nuk shkon fare me përmbajtjen është titulli. Produkti nis me titullin: “Mitko Çavkov i nxori në terren njësitë speciale, po i përgatit për luftë”. Më pas, vetë teksti e demanton titullin. Çavkov ka dalur në terren për ta vizituar njësitin dhe nuk i ka nxjerrë për t’i përgatitur për luftë, por bëhet fjalë për ushtrim taktik. Së paku ashtu mund të informohet sipas fakteve të shpalosura. Gjuha e gazetarit duhet të jetë e saktë dhe precize, duke u përkujdesur që të mos e çorientojë opinionin me tituj sensacional, të cilët mund të shkaktojnë ose nxisin frikë, ndjenjë të pasigurisë, panik apo reagime dhe veprime të tjera emotive.

Në këto kohëra kur mediat online janë në luftë për një klikim më tepër, është mirë që, sidomos në raste të tilla, klikimi të bjerë ‘viktimë’, për ta rritur besueshmërinë e lexuesit me informacione të sakta. Parimet themelore, me të cilat sigurohet besueshmëria, janë vërtetësia dhe saktësia.

Sipas Doracakut për interesin publik në gazetari:

Gazetarët nuk guxojnë që me qëllim ta orientojnë publikun në kahe të gabuara. Nuk guxojnë që t’i ndryshojnë faktet dhe të prezantojnë materiale të imagjinuara si të vërteta;

Gabimet duhet të pranohen dhe të korrigjohen sa më shpejtë që është e mundur, në mënyrë të qartë dhe përkatëse;

 

 


Ky recension është përgatitur në kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button