Presidenti kolumbian fiton çmimin Nobel për paqe

Presidenti kolumbian, Juan Manuel Santos, ka fituar çmimin Nobel për paqe, pas përpjekjeve të tij për t’i dhënë fund konfliktit 52 vjeçar me rebelë.

Komiteti Nobel në Norvegji e shpërbleu atë për marrëveshjen e paqes, të nënshkruar me rebelët e grupit ‘Farc’, të nënshkruar muajin e kaluar, pas katër vitesh negociatash.

Megjithatë, kolumbianët kishin refuzuar këtë marrëveshje, me anë të një referendumi të mbajtur fundjavën e kaluar.

Si pasojë e këtij konflikti, të vrarë kanë mbetur rreth 260 mijë njerëz, ndërsa më shumë se gjashtë milionë janë zhvendosur.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button