Shaqiri optimist për çerekfinalen e Ligës së Kampioneve

Një ndër objektivat kryesor të Bayernit të Munichut këtë edicion është mbrojtja e titullit në Ligën e Kampionëve. Por, për ta arritur atë bavarezët së pari duhet ta diskualifikojnë skuadrën angleze, Arsenal. E në një gjë të tillë është i bindur ylli kosovar i gjermanëve, Xherdan Shaqiri. Ai është shprehur shumë optimist për këtë duel, ku thotë se çerekfinalja i takon vetëm Bayernit.

“Arsenali është një rival i njohur për ne, pasi që kemi luajtur me të edhe edicionin e kaluar të Ligës së Kampionëve. Gjithsesi, për faktin që luhen dy ndeshje mendoj që në çerekfinale do të jemi ne”, deklaroi Shaqiri. Gjilanasi foli edhe për Bundesligë, ku atë e pret ndeshja e vështirë me Borussia Monchengladbachun e Granit Xhakës. “Ne synojmë ta nisim me fitore fazën e dytë. Ata kanë një skuadër shumë të mirë me tifozë të jashtëzakonshëm”, shtoi Shaqiri.

Tutje, ai komentoi edhe humbjen e papritur të Bayernit në miqësoren kundër Red Bull Salzburgut, 3:0. “Ajo ishte thjesht një miqësore, e cila do të reflektojë pozitivisht për ne. Ajo do të jetë vetëm një mësim për ndeshjet e radhës zyrtare”, u shpreh ‘Shaqa’.

Lajme të ngjashme

Back to top button