Teksti pa dy standardet kryesore mund të jetë vetëm “i verdhë”

Edhe pse standardi profesional për theksimin e burimit/eve në mediet e Maqedonisë është miratuar para shumë vitesh, akoma hasim artikuj pa asnjë burim të informatave dhe të tillë në të cilët burimet nuk emërtohen ose përcaktohen gabimisht që të mashtrohet lexuesi. Mirëpo, një problem tjetër serioz është edhe shfrytëzimi i një burimi ose burimeve të ngjashm, pa e respektuar obligimin etik që të dëgjohet edhe pala e dytë. I tillë është edhe ky artikull i njëanshëm me shumë pikëpyetje, e edhe më shumë pohime të paargumentuara dhe të paverifikuara dhe e gjithë kjo pa burime.

minister-za-zemjodelstvoLinku deri te artikulli origjinal: Ministri Cvetkov është nervozuar dhe ka ndaluar që t’i japin kafe zëvendësit të tij Nikollovski, për shkak se nuk e paska merituar

Data dhe koha e publikimit: 4.10.2016, 18:45

Data e recensionit: 06.10.2016

Recensues: Vllado Gjorçev

Është e vërtetë se teksti ka titull interesant, mirëëo ai është përpunuar në mënyrë shumë të keqe dhe të njëanshme. Qasja është tepër joprofesionale, me një dozë të pakontestueshme njollosëse:

Në takimin në të cilin kanë marrë pjesë bashkëpunëtorët e Nikollovskit, si dhe të punësuar në shërbimin juridik, Cvetkovi ka filluar të bërtasë, dhe më pas i ka dhënë urdhër gruas edhe ka sjellë kafe për mysafirët, që të mos i japë kafe Nikollovskit, për shkak se, siç ka thënë, nuk e ka merituar. Pasi që ajo, megjithatë i ka dhënë kafe edhe Nikollovskit, Cvetkovi e ka larguar atë prej tij duke i thënë se nuk ka bërë asgjë për bujqit dhe nuk ka për të pirë kafe në kabinetin e tij, kupton Libertas.

Me zbatimin konsekuent të parimit të theksimit të burimeve, gazetari e “ndërton” vërtetësinë e fakteve që i komunikon dhe e fiton besimin e lexuesve. Artikujt në të cilët nuk respektohet ky parim, e që ndonjëherë përmbajnë edhe akuza të rënda, vështirë se mund të konsiderohen si të besueshëm.

Gjëja e parë që bie në sy kur lexohet ky tekst është mungesa e fakteve të mjaftueshme, mungesa e burimeve që janë shfrytëzuar (së paku të ishin theksuar përafërsisht), praktikisht ka mungesë të lajmit. Për shkak se nuk është lajm ajo se ministri dhe zëvendësi i tij nuk raporte shumë të mira, siç ndodh edhe në ministritë e tjera, të cilat iu nënshtruan rregullave të reja dhe ligjit të ri për qeverinë.

Nëse qëllimi i tekstit ka qenë të jepen detaje se deri ku mund të shkojë ky mospajtim, si kuriozitet, dhe kjo do ishte e pranueshme, mirëpo gjatë kësaj është dashur t’i kushtohet kujdes konfirmimit të plotë të ngjarjes, duke e përdorur parimin e palës së dytë – siç është paraparë me nenin 1 të Kodit të gazetarëve të Maqedonisë dhe duke i përcaktuar burimet, ashtu siç parasheh neni 4 i këtij Kodi.

Kur një produkt gazetaresk e përdor shrehjen “siç kuptojmë”, dhe asgjë më tepër, menjëherë lind dyshimi për vërtetësinë dhe besueshmërinë e ngjarjes dhe të fakteve.

Një tekst i shkruar në këtë mënyrë me titull senzacionalist dhe pa i respektuar fare standardet profesionale, bën me dije se ka mundësi që ai të jetë shkruar me qëllim që të tërheqë një numër sa më të madh të lexuesve/klikimeve, mirëpo nuk përjashtohet mundësia që qëllimi të ketë qenë të diskreditohet një person i caktuar, e nëpërmjet tij edhe opcioni i tij politik, duke e paraqitur palën tjetër si viktimë të cilësi nuk i japin as kafe të pijë.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button