TIM: Partitë ta implementojnë ligjin për “fishkëllyesit”

Organizata joqeveritare “Transparency International Macedonia” (TIM), u bën thirrje pjesëmarrësve të Marrëveshjes së Përzhinës që t’i plotësojnë të gjitha obligimet e tyre dhe të ndërmarrin hapa përkatës për implementimin e suksesshëm të ligjit për mbrojtjen e “fishkëllyesve”, duke i pasur parasysh edhe rekomandimet e Komisionit të Venedikut, njofton Portalb.

“Komisioni i Venedikut në raportin e saj thotë se miratimi i ligjit për mbrojtjen e “fishkëllyesve” ishte rezultat i marrëveshjes së madhe politike, me të cilin rëndohej të arrihej normalizim të jetës politike në vend në rrethana të caktuara. Megjithatë, edhe pse ligji ka hyrë në fuqi më 19 tetor të vitit 2015, ndërkaq ka filluar të implementohet në mars të vitit 2016, mekanizmat institucionale në praktikë implementohen me vështirësi”. Thuhet në reagimin e TIM-së.

Ata vlerësojnë se është e nevojshme që institucionet të kryejnë përpjekje më të mëdha për implementimin e rekomandimeve të Komisionit të Venedikut. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button