PDK, LDK e AAK: Zgjedhjet më 22 qershor ?

Në javën e tretë të qershorit, sipas të gjitha gjasave do të mbahen zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë.

Kështu kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” burimet ndërkombëtare, sipas të cilave partitë më të mëdha politike të vendit, janë pajtuar që me këtë datë të mbahen këto zgjedhje.

Për këtë datë, janë pajtuar paritë e mëdha PDK bashkë me partitë tjera opozitare LDK e AAK.

“Tash për tash, disponimi i Qeverisë së Kosovës dhe planifikimet e tyre, janë që zgjedhjet të mbahet me datën 22 qershor. Tashmë PDK ka nisur planin dhe përgatitjet për këtë, dhe kjo ide është edhe nga LDK e AAK”, ka konfirmuar ky burim ndërkombëtar.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen pa reformë paraprake zgjedhore, edhe pse kjo ka qenë kusht i ndërkombëtarëve. 

Lajme të ngjashme

Back to top button