Rasti “Arka”, Gjykata Penale nuk i ka ngrirë llogaritë e “Finzi-t”

“Prokuroria Speciale Publike (PSP), në kërkesën për ngrirje të llogarive të ndërmarrjes “Finzi”, e përfshirë në rastin “Arka”, nuk i ka vendosur llogaritë dhe bankat e ndërmarrjes dhe ka bërë thirrje në nen të gabuar të Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Themelore Shkupi 1, njofton Portalb.

Për këtë, gjykatësi në procedurë paraprake ende nuk ka vendosur për kërkesën e PSP-së, gjegjësisht për ngrirjen e llogarive, ndërkaq propozimin ia ka kthyer prapa PSP-së që ta kompletojë.

Nga Gjykata thonë se gjykatësi e ka marrë kërkesën e PSP më 29 shtator dhe të njëjtën ditë pasi që e ka vërejtur si të pakompletuar, nga PSP ka kërkuar që ta rregullojë, gjegjësisht t’i vendosë emrat e llogarive transaksionale të bankave të personave juridik, “pasi kërkesa e prokurorit është e përgjithshme dhe nuk e ka caktuar se për cilat banka bëhet fjalë”, transmeton Portalb.

“Njëkohësisht edhe për arsye se PSP ka kërkuar edhe ndalesë për shfrytëzimin dhe disponimin me llogari bankare sipas nenit 202, paragrafi 1 dhe 2 nga Kodi Penal, por në thelb kur të shihet ligji, kësi dispozite nuk ekziston dhe për këtë arsye, gjykatësi ka kërkuar që PSP të sqarohet se ndoshta ka kërkuar marrje të pronës ose lëndëve, pasi që ndalim të kryerjes së transaksioneve financiare është e rregulluar me nenin 200, paragrafi 7 nga Kodi Penal”, thuhet në kumtesën e Gjykatës.

Përndryshe, ndërmarrja “Finzi”, është e përfshirë në  rastin e fundit të PSP-së “Arka”, për dyshimin se sipas PSP-së, ndërmarrja në fjalë ka kryer furnizimin e pajisjes për nevoja të MPB-së, gjatë kohës kur pronar ishte, Kosta Kërpaç i cili u gjend i vrarë apo u vetëvra, shkaqet e vdekjes që ende nuk dihen.

LEXO: “ARKA”- 4 të dyshuar nga MPB dhe DSK kanë zhvatur 862.045 euro nga buxheti i Maqedonisë (VIDEO)

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button