Forcat turke në Irak konsiderohen pushtuese

Parlamenti i Irakut e ka hedhur poshtë, përmes një rezolute, vendimin e Parlamentit të Turqisë për ta zgjeruar mandatin e forcave turke edhe për një vit pranë qytetit të Mosulit, në veri të Irakut. Shumica e 189 deputetëve, që ishin të pranishëm në Parlament, votuan për rezolutën.

“Rezoluta e Parlamentit e dënon praninë e ushtrisë turke në Irak dhe kërkon tërheqjen e menjëhershme të ushtarëve turq nga vendi ynë. Rezoluta gjithashtu forcat turke në Irak i cilëson forca pushtuese,” ka deklaruar Ahmed Sulaymani, deputet i Parlamentit irakian, transmeton KTV.

Rezoluta gjithashtu kërkon nga Qeveria irakiane që të ndërmarrë të gjitha masat ligjore dhe diplomatike për ta ruajtur sovranitetin e Irakut, duke rivlerësuar edhe marrëdhëniet tregtare dhe ekonomike me Turqinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button