Keqtrajtimi i të akuzuarve të “Lagjes së Trimave”, reagon Ambasada e Kosovës

Ambasada e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë, sikurse në seancat tjera gjyqësorë të “Rastit Kumanova” edhe dhe ishte prezent në seancën gjyqësore.

Që në fillim të seancës gjyqësore, të akuzuarit janë ankuar për keqtrajtim fizik dhe psiqik nga forcat e sigurisë së Maqedonisë apo gjegjësisht, Njësitit Special.

“Nga deklaratat dhe pamjet e disa nga të akuzuarëve u vërejtë se janë të maltretuar si fizikisht ashtu edhe psiqikisht. Pas gjendjes jo të mirë të disa të akuzuarëve si dhe deklaratës së tyre se nuk janë në gjendje të vazhdojnë, seanca është ndërprerë dhe është kërkuar nga gjykatësja që të thirren mjekët për trajtim. Sipas informatave nga avokatët e të akuzuarëve, 15 të burgosur kanë kërkuar trajtim mjekësor. Ambasada e Kosovës ka qenë e informuar nga të burgosurit, familjarët e tyre si dhe nga avokatët për keqtrajtimin që u bëhet të burgosurëve në “Rastin Kumanova”. Ashtu sic janë deklaruar edhe më herët të burgosurit, keqtrajtimi fizik ndodhë gjatë transportit nga paraburgimi në gjykatë dhe anasjelltas. Kurse nuk ka ankesë në sjellen e gardianëve në paraburgim. Ambasada e Republikës së Kosovës vazhdimisht ka kërkuar dhe kërkon nga institucionet përgjegjëse, që të ndërmarrin masat e nevojshme për ndërprerjen e maltretimit, si dhe trajtimin e të para burgosurve konform standardeve ndërkombëtare për të drejtat dhe lirit e njeriut për të para burgosurit”, thuhet në reagimin e Ambasadës së Kosovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button