Së paku 136 të vdekur në Haiti nga uragani Metju

Nga uragani “Metju” jetën e humbën së paku 149 persona, prej të cilëve 136 në Haiti, kumtuan përfaqësuesit lokal duke shtuar se uragani nga Bahami shkon drejt Floridës.

Shumica e njerëzve në Haiti kanë humbur jetën nga degë të thyera të pemëve, rrënimi i fasadave dhe pjesë nga kulmet ose nga vërshimet e lumenjve.

Më të prekur janë pjesa jugore dhe perëndimore e Haitit. Ku së paku 50 veta humbën jetën në komunën jugore Rosh-a-Boto.

ураган Метју

Uragani “Metju” në Republikën Dominikane mori jetën e katër personave dhe dëmtoi 200 shtëpi, ndërsa autoritetet evakuuan 800 veta, kumtuan përfaqësuesit lokalë.

Stuhia më e ashpër e Karaibeve në 10 vitet e fundit sot në mëngjes i përfshiu Bahamet, ndërsa derisa pritet që të arrijë në bregun amerikan në katër shtete amerikane në vijim është evakuimi masovik, lajmërojnë mediat britanike.

Rrugët në Florida, Xhorxhia dhe Karolina Veriore dhe Jugore prej mbrëmë janë bllokuar me kolonë të automjeteve pasi miliona njerëz kanë dëgjuar paralajmërimin për evakuim drejt brendësisë pasi afrohet uragani “Metju” me erëra me shpejtësi prej rreth 185 kilometra në orë, stuhi të fuqishme dhe reshje të rrëmbyeshme.

ураган евакуација

Sonte në këto vende priten reshje, informojnë nga Qendra Kombëtare Amerikane për Uragane.

Të gjitha katër shtetet në rrugën e uraganit shpallën gjendje të jashtëzakonshme dhe i hapën strehimoret pasi guvernatorët e tyre, së bashku me presidentin Barak Omaba u bënë thirrje banorëve për evakuim.

Gjithsej mbi 12 milionë qytetarë amerikanë janë paralajmëruar rreth uraganit.

Батерии нема

Pompat e benzinës nëpër Florida mbetën pa karburantë, ndërsa raftet e zbrazëta në dyqanet dhe rradhët e gjata të pompave të benzinës janë të shpeshta ku banorët deponojnë ushqim dhe produkte të nevojshme.

Ata që do të mbesin nëpër shtëpi të tyre gjatë uraganit janë furnizuar me sasi të mëdha të ujit, qumshtit dhe ushqimit të konzervuar, duke i zbrazur vetëshërbimet, tregojnë xhirimet e mediumeve lokale.  

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button