KS i KB-ve do të debatojë për krizën në Siri

Pas dyerve të mbyllura Këshilli i Sigurimit i KB-së sot do të debatojë për situatën në qytetin e Sirisë Alepo. Në seancë me kërkesë të Rusisë do të bisedohet për propozimin e deputetit special Stefan de Mistura për tërheqjen e pjesëtarëve të Frontit Al Nusra nga pjesa lindore e Alepos.

Në mediumet ruse nuk përmendet nëse në seancën e Këshillit do të shqyrtohet rezoluta e Francës për armëpushim në Siri dhe në një pjesë të Alepos.

De Mistura dje propozoi evakuimin e rreth 900 luftëtarëve të Al Nusras si këmbim që aviacioni rus dhe ai i Sirisë t’i ndalojnë sulmet ndaj qytetit. Komandantë të kryengritësve theksuan se nuk u besojnë forcave të qeverisë, ndërsa presidenti Bashar al Asad deklaroi se nuk bënë dallim mes pjesëtarëve të Al Kaedës dhe 9.000 kryengritësve të tjerë në Alepo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button