Takim i Ivanovit me Mlladen Ivaniq

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorgje Ivanov sot priti Mladen Ivaniq, anëtar i Presidencës së Bosnjë e Hercegovinës, i cili qëndron për vizitë pune në Republikën e Maqedonisë.

Siç kumtoi Kabineti i presidentit, të dy bashkëbiseduesit kanë konstatuar bashkëpunim të mirë bilateral mes të dy vendeve, pa çështje të hapura dhe kanë shprehur interes të përbashkët për përforcimin dhe thellimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat me interes të përbashkët.

Në takim, theksohet, janë këmbyer mendime për gjendjen në rajon, në kontekst të sfidave aktuale dhe perspektivave euroatlantike. Anëtar i Presidencës Ivaniq, ka njoftuar presidentin Ivanov me gjendjen aktuale politike-ekonomike të Bosnjë e Hercegovinës dhe me sfidat kyçe të vendit në periudhën e ardhshme. Në këtë drejtim, janë riafirmuar angazhimet për ndihmë të mëtejshme të ndërsjelltë, mbështetje dhe bashkëpunim, me qëllim të plotësimit të shpejtë të qëllimeve strategjike të të dy vendeve.

“Bashkëbiseduesit kanë këmbyer informata për takimet e ardhshme të iniciativave rajonale ku marrin pjesë të dy vendet, si dhe propozim idetë për përparimin e bashkëpunimti rajonal në planin multietnik. Me këtë rast, është shprehur shqetësim nga disa procese retrograde, të cilët aktualisht, ku Evropa dhe rajoni ballafaqohen me sfida serioze të sigurisë, mundet plotësisht ta përkeqësojnë gjendjen dhe marrëdhëniet në rajon, shkruhet në kumtesë.

Presidenti Ivanov, citohet më tej, ka shprehur gatishmërinë e Republikës së Maqedonisë për përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve me Bosnjë e Hercegovinën dhe për thellimin e bashkëpunimit veçanërisht në fushën e ekonomisë dhe të sigurisë. Bashkëpunimi ekonomik, konstatuan të dy bashkëbiseduesit, nuk e ndjek nivelin e marrëdhënieve politike mes dy vendeve, e as nuk përputhet me mundësitë dhe kapacitetet reale.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button