Disa të vdekur nga ngjarjet e dhunshme në Irak

Në ngjarjet e dhunës në rajone të ndryshme të kryeqytetit të Irakut, Bagdad kanë humbur jetën 7 persona, ndërsa janë plagosur 15 të tjerë, raporton Anadolu Agency (AA).

Kapiteni Yasir el-Mustafa nga policia e Bagdadit, tha se në sulmin me bombë e cila shënjestroi automjetin patrullues të milicëve Hashdi Shabi në qarkun Et-Tarimiyye, kanë humbur jetën 3 milicë, ndërsa janë plagosur 6 të tjerë. Theksohet se forcat e sigurisë e kanë rrethuar rajonin ku ka ndodhur sulmi.

Ndërsa në perëndim të Bagdadit, në rajonin Et-Tubci, si pasojë e shpërthimit të një bombe, humbën jetën 2 persona, ndërsa u plagosën 9 të tjerë. Gjithashtu edhe në rajonin Esh-Sha’b është arritur deri tek kufoma e dy personave mbi të cilët kishte gjurmë të plumbave.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë mbi sulmet.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button