Artën e shqetësojnë ‘miqtë’ në ‘Facebook’

Rrjeti social ‘Facebook’ është bërë një shqetësim mjaft i madh për këngëtaren Arta Bajrami.

Ndërsa mund të vlerësojmë se këngëtarja është mjaft aktive për sa i përket njoftimeve rreth të rejave muzikore dhe hedhjeve të fotografive, ajo së fundmi duket se ka qenë pre e njerëzve që në ‘inbox’ i kanë dërguar gjëra ‘jo të këndshme’.

Kështu të paktën ka treguar Bajrami përmes faqes zyrtare, ndërsa ka sqaruar, “Më falni miqtë e mi, juve që ju qova në inbox qato që po mi dërgojnë mua, po fshini menjëherë se s’janë të vërteta edhe ju kisha lut ju t’jerët mos më dërgoni sene palidhje në inbox, mos më shqetësoni shkurt e shqip, ok, se kemi punë ma të meqme me bo, jo me pallavra mu marr”, kishte shkruar këngëtarja.

Lajme të ngjashme

Back to top button