Sot nxënësit i nënshtrohen testimit ekstern

Sot dhe pasnesër maturantët e shkollave të mesme do ta mbajnë testimin ekstern. Maturantët do të testohen në dy lëndë, ndërsa në të gjitha shkollat është bërë publikimi i listave se në cilat lëndë do të testohen maturantët. 

Nga Ministria e Arsimit besojnë se ky testim do të kryhet me sukses duke pasur parasysh të gjithë përgatitjet që janë bërë me kohë si publikimi i pyetjeve dhe koha e nevojshme për vërejtje.

“Në adresën tonë kanë ardhur  gjithsej 720 vërejtje të bëra nga ana e nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve, prej tyre janë pranuar 151. Përgatitjet janë në nivelin mëse të duhur. Faktikisht jemi munduar dhe i kemi tejkaluar të gjitha ato probleme të cilat kanë qenë evidente në vlerësimin e vitit të kaluar dhe besoj që tash ky vit do të jetë më i suksesshëm sa i përket testimit ekstern”, u shpreh Safet Neziri, zv/ministër i Arsimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button