Shahpaska: Me shkurtimin e Buxhetit për mbrojtje nga HIV, Gruevski i vë në rrezik qytetarët

“Qeveria e Nikolla Gruevskit vë qytetarët në rrezik, rrit mundësinë e përhapjes së virusit HIV, rrezikohet jeta e pacientëve të cilët janë duke u trajtuar!”, tha deputetja e LSDM-së, Jagoda Shahpaska, në protestën e sotme të organizuar nga OJQ-të, kundër shkurtimit të mjeteve nga Buxheti për vitin 2017, për mbrojtje nga HIV.

Ajo tha se atë e bëjnë me Buxhetin e parashikuar për vitin 2017, siç theksoi, duke prerë 59 përqind të mjeteve për parandalimin dhe trajtimin e HIV-it!

“Nga shuma e vitit të kaluar prej 65 milionësh, vetëm në 27 milionë denarësh. Me këtë vihen në rrezik shtesë anëtarët e grupeve të rrezikut , mbi 15.000 qytetarë të cilët do të jenë të privuar nga mjete të lira për parandalimin dhe teste të shpejta për zbulimin e hershëm të HIV-it! Ky qëndrim joserioz i Qeverisë mund të shkaktojë pasoja fatale! 860 persona të rinj me HIV pozitiv deri vitin 2030, dhe 290 të vdekur deri në 2030”, theksoi Shahpaska.

Ajo nënvizoi gjithashtu edhe një tjetër shqetësim, se në fund të vitit Fondi Global largohet nga Maqedonia.

“Kjo do të thotë se do të thahen dhe paratë nga ky fond për parandalim të HIV-it. Ne, deputetët e opozitës, për këtë arsye e mbështesim këtë protestë kundër prerjes së mjeteve buxhetore për këtë qëllim dhe ne duam të dërgojmë një mesazh, nuk do të lejojmë atë! Kemi parashtruar një amendament për të rritur mjetet e Buxhetit për vitin 2017 për programin e parandalimit të HIV-AIDS. Ndryshimet do të ndodhin pas dhjetorit të këtij viti. Ne do të miratojmë një Buxhet të përshtatshëm për qytetarët, që do të kujdeset për shëndetin e qytetarëve dhe për parandalimin e përhapjes së sëmundjeve transmetuese”, përfundoi deputetja e LSDM-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button