Pronarja e Universitetit “MIT” për aksionin policor: Para dy jave kritikova Gruevskin, ja përgjigjja!

Pronarja e Universitetit ‘MIT’ në Shkup ka reaguar ndaj hyrjes të policisë financiare dhe Drejtorisë për të Ardhura Publike për të kërkuar dokumente për funksionimin e këtij Universiteti, transmeton TV21.

Biljana Apostollova, pronare e Universitetit MIT për kontrollin e rreptë tha, ”Kjo që i bëhet Universitetit tonë është një hakmarrje që është organizuar nga shtetit. Kanë koordinuar aksion në mes policisë financiare, DAP-it dhe policisë speciale. Unë para disa javëve e kam kritikuar ish-kryeministrin Gruevski për mënyrën se si ndahen akreditimet dhe lejet për punë dhe ja përgjigja. ”

”Më janë marrë dy telefonat dhe gjithashtu i është marrë telefoni dhe i janë ndaluar komunikimet edhe rektorit të Universitetit. Nuk ka të arrestuar por nga policia ende ka inspektorë që ende qëndrojnë në objektin e Universitetit.” tha mes tjerash Apostollova, pronare e Universitetit MIT.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button