Juventus përshëndetet me kupën

Roma e ka eliminuar Juventusin nga Kupa e Italisë. Mjaftoi një gol i shënuar në minutat e fundit të ndeshjes për eliminimin e Juventusit.

Strootman bëri një asist të bukur për Gervinhon në minutën e 79 të ndeshjes për fitoren dhe kualifikimin e Romës.

Juventusi në këtë ndeshje startoi me formacion më ndryshe duke lënë në bankën rezervë lojtarë si Pogba, Lichtesteiner, Tevez, Llorente e Buffon. Roma në raundin tjetër do të takohet me fituesin e përballjes Lazio-Napoli.

Lajme të ngjashme

Back to top button