TIM: Ndryshimet e ligjit për dëshmitarët e mbrojtur janë me rëndësi për luftën kundër korrupsionit

Organizata joqeveritare “Transparency International Macedonia” (TIM), shprehë keqardhje në lidhje me mos votimin e ndryshimeve të ligjit për dëshmitarët e mbrojtur, të propozuar nga Prokuroria Speciale Publike (PSP), për të cilat u debatua dhe votua në seancën e Kuvendin të mbajtur më 4 tetor, njofton Portalb.

“Transparency International Macedonia”, vlerëson se ndryshimet e propozuara janë me rëndësi të madhe për luftën kundër korrupsionit e cila për momentin po ndodhë në Maqedoni. Mbrojtje përkatëse për dëshmitarët është e rëndësisë themelore për udhëheqjen e hetimeve në raste të korrupsionit. Ata sipas natyrës janë të tilla dhe kanë rreziqe të mëdha, për dëshmitarët që do të kishin zbuluar informata të rëndësishme për zbulimin e krimit. Për shkak kësaj, theksojmë se Maqedonia patjetër duhet të bëjë çdo hap të mundshëm, drejt sigurimit sa më të madh të dëshmitarëve të mbrojtur në këto hetime”, thuhet në reagimin e TIM. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button