Ixhet Memeti do ta vizitojë Shukri Alijun në burgun e Prilepit

Avokati i Popullit, pasi të ketë shqyrtuar letrën publike të të burgosurit Shukri Alija, në burgun e Prilepit, ku ai shpreh revoltën për malltretimin që i bëhet në burg, ka gjasë të vizitojë direkt atë.

Kështu tha Ixhet Memeti, i pyetur nga Portalb se a është i njoftuar me malltretimin që i bëhet Alijës.

‘Deri në këto momente nuk ka arritur letra në fjalë deri tek ne. Ne do ta lexojmë letrën e tij nëpër ueb portalet e dërguara, dhe mbase do të vendosim ta vizitojmë atë. Do ju informojmë për hapat e ardhshëm pasi ta kemi lexuar letrën’ na tha Memeti.

Shukri Alija, akuzohet nga MPB për disa vepra penale. Për të është lëshuar flet arrest qysh në vitin 2005, ndërsa nga Kosova në Maqedoni është ekstraduar në fund të vitit 2012.

Këtu mund ta lexoni letrën e Hoxhë Shukri Alijës, për mënyrën se si ai tregon se malltretohet në burgun e Prilepit./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button