Vetëm të sulmohet Hoviti

[Recension: HOVITI DHE LSDM-ja – Martesë nga interesi në dëm të Maqedonisë]

Теksti që i nënshtrohet këtij recensioni është i motivuar politikisht dhe tendencioz, që shihet që në të titull. Ai ka për qëllim ta sulmojë dhe ta diskreditojë eurodeputetin britanez Riçard Hovit, i cili si anëtar i partisë motër të LSDM-së i dha përkrahje Zaevit për zgjedhjet që duhet të mbahen në dhjetor të këtij viti.

hovit-i-sdsm-brak-od-interes-na-shteta-na-makedonija-zurnal-netLinku deri te artikulli origjinalHOVITI DHE LSDM-ja – Martesë nga interesi në dëm të Maqedonisë

Data dhe koha e publikimit: 04.10.2016

Data e recensionit: 05.10.2016

Recensuese: Аna Anastasovska

“MËKATI” I EURODEPUTETIT!

Artikulli që në fillim e sulmon Hovitin:

“Duke e shfrytëzuar pozitën që e ka si raportues në PE për përparimin e Maqedonisë, e në kuadër të vizitës lamtumirëse, Hoviti haptazi i mbështeti politikat e LSDM-së në periudhën parazgjedhore në Maqedoni. Duke folur në kongresin partiak, ai haptazi u dëshiroi sukses në zgjedhje, pa nguruar fare, duke u pozicionuar kundër pative konservative”.

Ç’ka të keqe në atë se ndonjë eurodeputet e mbështet ndonjë parti të caktuar në Maqedoni? A është kjo kundërligjore? Në tekst nuk është sqaruar asgjë. Sulmohet Hoviti, e nuk ka asnjë argument të qëndrueshëm dhe logjik për këtë.

Еurodeputetët nga partitë simotra edhe në të kaluarën kanë dhënë mbështetje për partitë maqedonase dhe këtë e kanë haptazi, e madje edhe kanë marrë pjesë në tubimet e tyre.

Kështu, për shembull, në zgjedhjet e vitit 2011, në tubimin qendror të VMRO-DPMNE-së në Shkup, foli eurodeputeti gjerman Bernd Poselt dhe italianët Antonello Antinoro dhe Alfredo Antinioci. Në vitin 2008, në reklamat partiake televezive mund të shiheshin eurodeputetët Alojz Peterle, Rikardo Ventre, Marçole Vernora. Dhe këtë askush nuk e ka dënuar, e as që është përmendur si fakt diku në këtë artikull.

SPIN

Më poshtë në tekst shihet shkaku i vërtetë për sulmet e këtilla. Mbështetja e Hovitit për LSDM-në lidhet me raportet negative të PE-së për Maqedoninë.

“Prandaj, nuk ka dyshim se çdo ndikim negativ i Hovitit në raportet për Maqedoninë në Parlamentin Evropian ishin më tepër shprehje dhe dëshirë e Zaevit dhe e Sheqerinskës nga LSDM-ja, se sa raporte që e pasqyronin gjendjen reale në vend”.

Për atë që Maqedonia ka marrë kritika, fajtorë paskan qenë Zaevi dhe Sheqerinska, e jo qeveria. Sikur të mos ishte qesharake, do të ishte tragjike. Ky është spin i qartë dhe manipulim me publikun.

Маteriali ka për qëllim ta diskreditojë Hovitin vetëm për shkak se është mbështetës i politikave të partisë opozitare. Arsye tjetër të bazuar për sulmet ndaj tij nuk ka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button