Një truk i thjeshtë për t’i shpëtuar erës së keqe të hudhrës

Hudhra nuk është vetëm një bimë barishtore që u jep shije ushqimeve. Ajo është përdorur për shekuj me radhë si bimë mjekësore për parandalimin dhe trajtimin e një sërë sëmundjesh, shkruan shendeti.al

E keqja e kësaj bime është se ka një erë pak të fortë dhe të djegë nëse e konsumon të gjallë. Nëse doni një zgjidhje të shpejtë për t’i shpëtuar erës së keqe që lë hudhra në gojë, po ju sugjerojmë një truk të thjeshtë.

Përtypja e gjetheve të mentes, marules dhe mollë ul në mënyrë të konsiderueshme nivelet e përbërësve që shkaktojnë erën e keqe në gojë, sipas një eksperimenti të kryer nga hulumtuesit shkencor në Universitetin Shtetëror të Ohajos.

Më specifikisht, përbërës dhe enzima të caktuara tek gjethet e mentes, marules dhe mollët ndërveprojnë me përbërësit kimikë që shkaktojnë aromën e hudhrës, duke neutralizuar kështu erën në gojë që lë pas ajo.

“Molla kundërvepron me hudhrën në gojë dhe stomak për të hequr erën e keqe të përbërësve të tyre kimikë, para se ata të arrijnë në rrugët e gjakut. Prandaj molla është më efektive se thjesht larja e dhëmbëve për largimin e erës së keqe”, shpjegon prof. Sheryl Barringer, autore kryesore e studimit.

Mollët, marula dhe gjethet e mentes janë të pasur me përbërës fenolikë, substanca aromatike që gjenden tek bimët dhe kundërveprojnë direkt me përbërësit që krijojnë erën e hudhrës. Këto ushqime janë gjithashtu të pasur me enzima që përshpejtojnë ndërveprimin midis këtyre përbërësve.

Lëngu i mollës dhe i mentes, si dhe mollët dhe marula e zier janë gjithashtu të mirë për largimin e erës së keqe, edhe pse nuk janë aq efektive sesa versionet e pagatuara.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button