“Plenumi Studentor” e shpalli të suksesshëm referendumin e parë studentor

Pas numërimit të votave, “Plenumi Studentor”, mbrëmë e shpalli të suksesshëm referendumin e parë, në të cilin studentët e Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” (UKM), janë deklaruar për atë se çfarë organizimi studentor duan, njofton Portalb.

Në referendum, ashtu siç njoftojnë organizatorët, gjegjësisht “Plenumi Studentor”, gjithsej kanë marrë pjesë 2767 studentë. Prej të cilëve 2615 kanë votuar “jo” për Parlamentin Studentor të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi” (PSKM) që të jetë organizatë joqeveritare, ndërkaq 137 studentë kanë votuar që PSKM-ja të ngelet organizatë dhe 15 fletëvotime kanë qenë të pavlera.

Nga “Plenumi Studentor” kanë porositur se “5 tetori është ditë e lirimit studentor prej kthetrave të sistemit të korruptuar dhe aparaturës represive” dhe bazë për reformë të organizimit studentor, transmeton Portalb.

“Studentët sot e përkrahur demokracinë si koncept të shoqërisë sonë dhe e kanë kthyer solidaritetin si vlerë parimore, e cila na bashkon të gjithë për në luftë të pa-kompromisë. Vullneti studentor është e artikuluar, ndërkaq Senatit dhe rektorit ua lëmë që ta respektojnë. Sipas nesh, ai është opsioni i vetëm i tyre. Ky referendum paraqet gjest të vetëvendosjes dhe fillim të ndërtimit të ri të identitetit të studentit dhe qytetarit, studentit i cili është i gatshëm që ta ndërrojë statusin kuo. 5 tetori ynë është dhurata jonë për demokracinë e Maqedonisë dhe model për të gjithë”, thonë nga “Plenumi Studentor”.

Ndryshe, referendumi është mbajtur në 20 fakultete të UKM-së. Nga “Plenumi Studentor”, njoftuan se votimi është zhvilluar në mënyrë të qetë, korrekte dhe në atmosferë demokratike. UKM-ja, ka gjithsej 25.976 studentë. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button