S’ka marrëveshje të re me Thaçin

Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë sot se nuk ka elemente për arritjen e një marrëveshje të re ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut politik të nivelit të lartë.

Kjo është arsyeja pse Daçiq mendon se “palët relevante duhet të fokusohen në zbatimin e marrëveshjes së arritur në prill të vitit 2013”.

Kur është pyetur nëse marrëveshja e vitit 2013 do të përcillet me një tjetër gjatë këtij viti, Daçiq është shprehur se një marrëveshje e re duhet të arrihet, por “elementet e saj ende po mungojnë në këtë moment”.

“Ne jemi duke punuar në zbatimin e marrëveshjeve të arritura më herët”, tha ai duke shtuar se çështjet e hapura si gjyqësia, themelimi i Asociacionit të Komunave serbe si dhe tjerat në të cilat palët deri më tani kanë arritur pajtim në parim, siç janë telekomunikacioni dhe energjia.

Ai ak thënë se disa çështje mbesin ende për t’u diskutuar dhe në mesin e tyre ka radhitur pronën, statusin e Kishës Ortodokse Serbe dhe trashëgiminë kulturore në Kosovë, transmeton lajmi.net

“Zgjedhjet parlamentare atje do të mbahen së shpejti dhe kjo është arsyeja pse duhet të krijohen kushte që serbët të marrin pjesë në to”, është shprehur Kryeministri i Serbisë sot në Bruksel.

Raundi i radhës i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i udhëhequr nga Kryeministrat Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, do të mbahet më 27 janar në Bruksel./ Tribuna

Lajme të ngjashme

Back to top button