Sheqerinska: Do tua rrisim rrogat mësimdhënësve

Qeveria e re e LSDM-së do t’i rrisë rrogat për tërë kuadrin e mësimdhënësve pasi që nuk është e mundur që të keni arsim të mirë dhe cilësor përderisa nuk keni motivim, arsimtarë të shpërblyer dhe të vlerësuar, deklaroi nënkryetarja e LSDM-së Radmilla Sheqerinska.

Ajo theksoi se në dy vitet e para do të sigurojnë që rroga fillestare e një mësimdhënësi të jetë së paku sa rroga mesatare në Republikën e Maqedonisë.

“Asnjë arsimtar në vendin tonë të mos ketë rrogë më të ulët se rroga mesatare. Në shtesë, mësimdhënësit do t’i lirojmë nga të gjitha obligimet e panevojshme administrative që ua merr atyre kohën dhe u shkakton vetëpresion në punë. Do ta heqim testimin ekstern dhe do t’i lirojmë mësimdhënësit nga droja e dënimeve. Vetëm në këtë mënyrë, me mësimdhënës të motivuar, me arsimtarë të vlerësuar, me mësues që u përkushtohen fëmijëve dhe njohurive të tyre, do të kemi arsimim të mirë për shekullin 21”, deklaroi Sheqerinska në vendin ku sot filloi të ndërtohet shkolla e re në komunën Qendër.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button