Tekst i pahijshëm dhe nënçmues

[Recension: FOTO: Palaçoja opozitar Shilegov e mbron Katicën e paaftë me poezi haiku]

Теksti që i nënshtrohet kësaj analize është pastër komentues, tendencioz, ofendues dhe bën konstatime të cilat assesi nuk mund të vërtetohen me fakte. Në këtë material, të shkruar me një ton të pahijshëm, zëdhënësi i LSDM-së, Petre Shilegov, quhet “palaço”. Pa marrë parasysh se sa dikush nuk pajtohet me veprimet, sjelljet, mendimet dhe veprimet e caktuara të Shilegovit, në një tekst assesi nuk guxon të lejohet përdorimi i një fjalori të tillë të pahijshëm.

foto-opoziciskiot-paljacho-shilegov-ja-brani-nesposobnata-katica-so-haiku-poezija-zurnal-netLinku deri te artikulli origjinal: Palaçoja opozitar Shilegov e mbron Katicën e paaftë me poezi haiku

Data dhe koha e publikimit: 29.09.2016, 18:28

Data e recensionit: 02.10.2016

Recensues: Simona Atanasova

TON TENDENCIOZ DHE OFENDUES

Теksti thotë se Shilegovi posedon “Iphone” që kushton 2.500 еuro, mirëpo nuk ofron dëshmi për këtë, dhe le përshtypje se (dez)informata plasohet që ai të preantohet në dritë negative.

“IPhone-at e artë që kushtojnë 2.500 еuro i mundësojnë Petre Shilegovit që vazhdimisht të jetë i kyçur në internet dhe në shpejtësi dhe me kohë ta publikojë çdo gjë që i kujtohet, e veçanërisht nëse kjo është në favor të manares partiake Katica Janevës”.

Përveç Shilegovit, cak i këtij artikulli tepër tendencioz është edhe prokurorja speciale publike, Katica Janeva, për të cilën komentohet se është e paaftë dhe se është “manara partiake”. Edhe këto komente janë paushalle dhe janë bërë pa asnjë arsyetim ose konfirmim të vërtetësisë.

Përveç asaj se është “degë partiake”, PSP-ja akuzohet edhe për rrënimin e institucioneve legjitime të vendit. Sulmet e këtilla bëhen për shkak se PSP-ja në Gjykatën Penale, për arsye sigurie, ka dorëzuar USB memorie të koduar. Dhe ky është shkaku i vetëm që institucioni që është krijuar të luftojë kundër krimit dhe ta nxjerrë drejtësinë në dritë të quhet “i paaftë”.

Si kapak i të gjitha gjërave, Shilegovit i merret për të madhe që e ka shprehur mendimin e tij në profilin e tij personal në Facebook, sikur ky është një mëkat i madh. E për shkak se mendimin e tij e ka shkruar në tre rreshta, me nënçmim dhe tallje thuhet se kjo qenka “poezi haiku”, edhe pse haiku është poemë japoneze që zakonisht e përshkruan natyrën dhe përbëhet nga tre vargje dhe në 17 rrokje, e jo status në “Faceook” prej tre rreshtash.

Një tekst i këtillë i pahijshëm dhe manipulues përdoret me qëllim të nënçmimit dhe qërimit të hesapeve personale, që është absolutisht e palejueshme me Kodin e gazetarëve.

 


Ky recension është përgatitur nga kuadër të Projektit të USAID-it për përforcimin e mediumeve në Maqedoni – Komponenta Shërbimi për verifikimin e fakteve nga mediumet, që implementohet nga fondacioni Metamorfozis.. Ky recension është mundësuar me përkrahjen e Agjencisë amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID). Përmbajtja e analizës është përgjegjësi e autorit dhe nuk i paraqet qëndrimet e fondacionit Metamorfozis, USAID-it ose të qeverisë së SHBA-ve. Për më tepër informata për punën e USAID-it në Maqedoni, ju lutemi vizitoni ueb-faqen e USAID-it: (http://macedonia.usaid.gov) dhe faqen e USAID-it në Facebook: (www.facebook.com/USAIDMacedonia).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button