Cilat ishin fjalëkalimet më të përdorura të vitit 2013?

SplashData ka bërë publike listën vjetore të 25 fjalëkalimeve më të përdorura në internet.

Për herë të parë që kur kompania ka bërë një përllogaritje të këtyre fjalëkalimeve, “password” nuk mban më vendin e parë. Në listën e vitit të kaluar, renditet në vend të parë, si fjalëkalimi më i përdorur rreshtimi i numrave “123456”.

Lista e këtij viti është ndikuar veçanërisht nga një numër i madh fjalëkalimesh që i janë vjedhur Adobe-it, të cilat u publikuan më pas online.

“Kur sheh fjalëkalime si “adobe123” dhe “photoshop” të vjen në mendje të kujtosh përdoruesit të mos përdorin fjalëkalime të ngjashme me emrat e uebfaqeve apo aplikacioneve që po aksesojne,” shprehet Morgan Slain, CEO i SplashData.

“Një tjetër aspekt interesant i listës së këtij viti është se ka pasur shumë rreshtime numrash, pavarësisht faktit se uebfaqet po i nxisin përdoruesit të përdorin fjalëkalime më të vështira,” thotë Slain.

Për shembull, lista e këtij viti përfshin fjalëkalime që mund të gjenden fare lehtë, si “1234” në #16, “12345” në #20, dhe “000000” në #25.

Kjo është lista e plotë e fjalëkalimeve më të përdorura (dhe më të dobta) të vitit 2013, krahasuar edhe me njee vit më parë:

1) 123456 (+ 1 nga 2012)

2) password (- 1)

3) 12345678 (=)

4) qwerty (+ 1)

5) abc123 (- 1)

6) 123456789 (E re)

7)111111 (+ 2)

8) 1234567 (+ 5)

9) iloveyou (+ 2)

10) adobe123 (E re)

11) 123123 (+ 5)

12) admin (E re)

13) 1234567890 (E re)

14) letmein (- 7)

15) photoshop (E re)

16) 1234 (E re)

17) monkey (- 11)

18) shadow (=)

19) sunshine (- 5)

20) 12345 (E re)

21) password1 (+ 4)

22) princess (E re)

23) azerty (E re)

24) trustno1 (- 12)

25) 000000 (E re)

Lista e 25 fjalëkalimeve është krijuar nga skedarë që kanë pasur miliona fjalëkalime të vjedhura, të cilat janë postuar online gjatë vitit të kaluar. Kompania i këshillon konsumatorët dhe bizneset të mos përdorin në mënyrë kategorikë asnjë prej fjalëkalimeve të mësipërme si dhe u sugjeron t’i bëjnë ato më të sigurta përmes këtyre udhëzimeve:

– Përdorni fjalëkalime me mbi 8 karaktere.

– Përdorni karaktere të ndryshme. Madje, me teknologjitë e sofistikuara të sotme, edhe fjalëkalime si “dr4mat1c” mund të gjenden, ndërkohë që kombinimet e rastësishme si “j%7K&yPx$” bëhen të vështira për t’u mbajtur mend.

– Përdorni ‘frazëkalime’, ose ndryshe grupime të rrokjeve të një fjalie ose pjesë fjalie jo në një rend të caktuar. Për shembull, “torta vite ditëlindje”.

– Mos përdorni të njëjtat emra përdoruesi dhe fjalëkalime në uebfaqe të ndryshme, veçanërisht në ato që i konsideroni më të rëndësishme.

– Nëse nuk arrini dot t’i mbani mend fjalëkalimet, përdorni një aplikacioni për menaxhimin e fjalëkalimeve.

Lajme të ngjashme

Back to top button