Ertan Hasan nga Belgjika në Vrapçishtë

Ish-futbollisti i KF Shkupi, Ertan Hasan që për disa muj ishte dhe në testime në RFC Huy i Belgjikës, ka bërë të ditur se tani më është pjesë e Vrapçishtit, anëtar i Ligës së dytë të Maqedonisë. Lajmin e ka konfirmuar edhe drejtori sportiv i klubot, Ilami  Halimi.

“Prej sot zyrtarisht Ertan Hasan është futbollist i KF  Vrapçishti. Me këtë futbollist cilësor ekipi ynë do të ketë një repart të hatashëm në vijën e sulmit. Kam besimin të madh se Ertani do të shkëlqej në ekipin tonë”, ka thënë Halimi.

Ertan Hasan aktualisht është përforcimi i tretë i ekipit Vrapçishti, pas Rufat Çelik dhe Sadik Jusufit, të cilët erdhën nga ekipi i Gostivarit. Ertan Hasan me ekipin e Vrapçishti ka filluar që nga dita e parë e përgatitjeve, ndërsa tani ai edhe zyrtarisht bëhet pjesë e klubit pasi ka të kompletuar dokumentacionin e duhur. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button