Kërkesat në rritje për legalizimin e objekteve në Komunën e Studeniçanit

Kërkesat  qytetarëve për legalizimin e objekteve të banimit dhe objekteve tjera në Komunën e Studeniçanit, po shqyrtohen me prioritet nga vetëqeverisjes lokale, për shkak të interesimit të madh të banorëve.

“Që nga hyrja në fuqi e ligjit për legalizimin objekteve në Komunën tonë janë bërë 4.291 kërkesa për legalizim. Deri në fillim të vitit 2014 janë përpunuar 115 lëndë – gjegjësisht janë dhënë aq vendime për legalizimin e tyre”, thuhet në komunikatën e Komunës së Studenicanit. 
Autoritetet komunale sqarojnë se gjatë vitit 2014 është vazhduar me  një intensitet të përshpejtuar të punës dhe për këtë qëllim është  formuar ekip i posaçme që merret vetëm me kompletimin e procedurës së legalizimit. Deri tani Sektori i Urbanizmit ka përpunuar dhe ka lëshuar 364 vendime për legalizim”, thuhet në komunikatën nga Shërbimi për Informim i Komunës së Studeniçanit.

Nga Komuna e Studeniçanit bëjnë të ditur se deri më tani qytetarët kanë dorëzuar 638 elaborate, shërbimi i komunës të njëjtat është dukë i përpunuar dhe një nga një njoftohen qytetarët që janë në radhë.

Komuna e Studeniçanit apelon deri tek të gjithë ata qytetarë që kanë bërë kërkesë për legalizimin e objekteve të tyre sa më shpejtë të kompletojnë dokumentacionin e duhur, sepse afati i fundit për dorëzimin e elaborateve është deri më 18 qershor të këtij viti. 

Lajme të ngjashme

Back to top button