Shilegov: Për 7 ditë Sitel nga qeveria fiton 1 milion euro

Zëdhënësi i LSDM-së Petre Shilegov në pres konferencën e sotme ka deklaruar se qeveria e Gruevskit brenda 7 ditëve në vitin 2013 ka dërguar rreth 1 milion euro në llogari të Tv Sitel për fushatën zgjedhore.

“ Metastaza pa numër e qeverisë së Nikolla Gruevskit me seli kryesore stadium i qytetit pa numër, po zgjerohet. Sipas Informacioneve tona, në llogarinë e Televizionit Sitell, 23 ditë para zgjedhjeve lokale Qeveria ka dërguar edhe 90 mijë euro. Që do të thotë se 450 mijë euro në llogari të Sitel më 1 mars, 23 ditë para zgjedhjeve lokale!”, deklaroi Petre Shilegov zëdhënës i LSDM-së duke shtuar se kjo nuk është e gjitha sepse në më shumë transaksione në 7 ditë të ndryshme gjatë vitit 2013, Qeveria e Gruevskit ka dërguar 1 milion euro Televizionit Sitel për fushatën zgjedhore.

Shilegov pyeti “Nëse për shtatë ditë Televizioni Sitel fiton 1 milion euro atëherë sa para fiton në vit nga Qeveria për reklama kundër opozitës?”.

Lajme të ngjashme

Back to top button