PDSH dhe BDI bëhen lëmsh për gjuhën shqipe

Debat i nxehtë në Kuvend sot është zhvilluar mes deputetëve të Bashkimit Demokratik për Integrim dhe opozitares Partia Demokratike Shqiptare për nëpunësit administrativ. Kjo e fundit përmes deputetit, Bekim Qoku ka kërkuar që gjuha e punës në administratë të jetë edhe gjuha shqipe gjë që sipas tyre, kërkohet edhe në Kushtetutë.

“That se me këto amendamente që po i bëni ju, ne e detyrojmë edhe maqedonasin ta mësoj shqipen. Po pse mos e mësojë maqedonasi shqipen kur këtë e thotë kushtetuta. Në jo, ne kërkojmë të zbatohet kushtetuta, nuk është kërkesë e jona.. Pas fjalëve gjuha maqedonase që është në ligj ne kërkojmë të shtohen fjalët edhe gjuha shqipe.” tha mes tjerash Qoku.

Në këtë i është përgjigjur deputeti Nexhati Jakupi duke thënë se me kërkesën e tyre, me amendamentet e tyre, PDSH kërkon përdorimin e gjuhës maqedonase krahas asaj shqipe. 

“PDSH-ja propozon amendament për përdorimin e gjuhës maqedonase, krahas gjuhës shqipe. Si do thirreni tash ‘demokratska partia na albancite-makedonsko’? Kjo është non- sens, kjo është turp, precedan. Partia shqiptare në parlament propozon amendament për përdorimin e gjuhës maqedonase” tha Jakupi i BDI-së.

“Kërkojmë të futet fryma shqipe në administratë dhe jo maqedonizma juaj, që mezi prisni rast të flisni maqedonisht” tha Qoku i PDSH-së.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button