Shitën një motor nga Rezervat e Shtetit, arrestohet roja dhe magazinieri (FOTO+VIDEO)

Mjetet që bllokohet apo sekuestrohen nga policia dërgohen dhe ruhen pranë Rezervës së Shtetit. Me sa duket, as aty nuk janë të sigurta.

Emisioni investigativ “Stop” nëpërmjet kamerave të fshehta ka arritur që një qytetarë të bindë kundrejt ryshfetit magazinierin për të marrë më pas një motor.

Qytetari sipas emisionit, arrin të blejë me para nën dorë një motor të markës “Vepsa”. Institucioni në fjalë është pjesë e Ministrisë së Brendshme.

Gjatë bisedës midis qytetarit dhe magazinierit, ky i fundit i thotë se mund t’ia japë njërin prej motorëve, ndërsa tjetrin kishte ndërmend ta mbante vetë.

Vespa ka, janë nja dy copë, një ia kam vënë vetë, ajo s’ka dalë akoma, po ia tërheq unë atë graf, është e imja u them, është një e bardhë pastaj, një e kuqe, një e bardhë, ajo e kuqja është model i vjetër”, thotë magazinieri.

Shuma e kërkuar sipas pamjeve të transmetuar është 100 mijë lekë të vjetra.

“Më jep një 10 mijë lekësh, ngelim miq ne të dy, do u jap ndonjë kafe atyre, 2 mijë le   kësh, 8000 mijë më ngelin mua, një 2 mijë lekësh do iu jap atyre”, thotë magazinieri.

Bashkëbisedimi:

QytetariMirë?

RojaMirë.

Qytetari Magazinieri ku është?

RojaKush je ti?

QytetariPo çfarë rëndësie ka?

Capture-7

RojaPo je në territorin e Ministrisë së Brendshme, si çfarë rëndësie ka. Ty nuk të lejohet të hysh këtu brenda fare, more burrë.

Roja – Urdhëro do të të sqarojë diçka ky.

Magazinieri – Si je?

Qytetari – Mirë, si dukesh?

MagazinieriUnë jam magazinieri i Rezervës së Shtetit dhe si depozitim i kemi ne këtu, çfarë do nga ato ti? Pëllumbi ka plot. Ka nga bllokimi, që është bërë. Lidhu dhe një herë më Pëllumbin.

QytetariA do flasësh ti me Pëllumbin?

Magazinieri Çfarë të them unë? Më lër një numër telefoni, flas unë me atë dhe takohemi bashkë pastaj. Mos të presësh fare ti.

Qytetari 06x xx xx xxx

MagazinieriEdhe, dëgjo se as nuk njihemi, se shumë muhabet po bëjmë edhe…

QytetariTë të bëj një pyetje? Vespa ka këtu? Motorr.

MagazinieriVespa ka, janë nja dy copë, një ia kam vënë vetë, ajo s’ka dalë akoma, po ia tërheq unë atë graf, është e imja u them, është një e bardhë pastaj, një e kuqe, një e bardhë, ajo e kuqja është model i vjetër.

MagazinieriPo ta jap unë dhe me jep sa të duash, mos e vrit mendjen.

QytetariSeriozisht?

Magazinieri Për Zotin! Atë të kuqin po ta jap, të bardhin po e mbaj vetë.

QytetariPo sot nuk e shohim dot?

Magazinieri – S’e kam atë çelësin aty, nuk e di. Ja kur të dali ky, i themi a ka ardhur Pëllumbi. Nëse ka ardhur Pëllumbi, të vijë ai ta hapi dhe ta shohim. Atë po e bëmë, do e bëjmë pa letra.

QytetariSi ?

MagazinieriPa letra do e marrësh.

Qytetari- Ta shoh, sesi është një herë.

Magazinieri Po shikoje o burrë, unë të thashë ty, mos e vrit mendjen.

MagazinieriNe ç’a do bëjmë tani, do shkojmë të shohim vespat po aty janë dërmuar, se kanë ardhur nga Policia Rrugore. Janë të xxx , grupet s’i kanë fare, leshi-preshi , do vish t’i hedhësh një sy, ato që kam përjashta.

Qytetari – Po.

Magazinieri – Mirë, mbarojmë këto dhe çohemi.

Qytetari Po kështu me këto, ju del gjë?

Magazinieri – Ç’a të lenë ndonjë gjë. Ore magazinieri është aq i rëndomtë, po aq me shumë vlerë, e kupton Visin. Nuk është ndonjë punë, që të thuash të bësh lek, po është një punë, që po nuk rrodhi, do pikojë. Magazina ka një gjë, po nuk rrodhi, do pikojë. Siç do vish ti do thuash, ke për të marrë dhjetë sheqer, lëri dy shokët, bëjnë apo nuk bëjnë këto, për mua kanë vlerë.

Capture-2-1

MagazinieriO Pllumbi a e ke atë apo 11, nuk është gjyshi, çelësin e motorëve… hajde po të presim atje.

Magazinieri – Këtë Peugeot kam qejf ta marr për vete. Këtë Peugeot 307.

QytetariKa motor të madh ?

Magazinieri 1.9 naftë.

QytetariDo me e marrë për vete këtë ti?

Magazinieri Eeeee, ai slloni, që shitet dhe ky benzi këtu, që janë në shitje katër fenerësh 3.2. Hajde, se erdhi ky, hajde e shohim motorin.

Magazinieri 2 Si je?

QytetariSi je, si dukesh?

MagazinieriShoku im.

Magazinieri 2Do bëjmë një tip inventari.

Magazinieri– Po mirë.

MagazinieriKy dhe ai tjetri është për mua d.mth. Po shikoje, si është shkalafit.

QytetariTani një pyetje, më fal, se ndoshta po flas dhe kështu me dash me….

Magazinieri 2 – Mos e rruaj fare.

QytetariMe dashtë me i marrë.

Magazinieri 2Jepi drejtim.

Qytetari Si do…

Capture-5

Magazinieri 2 – Jepi drejtim, ja ku e ke.

MagazinieriLëre, se e kam unë. Pllumo ikëm ne. Rrofsh, flasim.

Magazinieri Hajde e shikoje këtë vespën e kuqe këtu. Kjo është. Komandant ikëm ne, rrofsh.

MagazinieriKëtë të kuqen ta taksa ty, që e kam timen . Shiko tani, për vespën e ke në dorë. Për punë kohe mund ta marrësh shpejt, unë s’jam vetëm. Por po qe ashtu, flasim prapë. Unë do ta lë diku, a kupton ndonjë gjë, do marrësh në tel, do shoh mundësitë e mia dhe do të të them.

QytetariKur të duash ti.

QytetariÇfarë do bëjmë, do e marrim?

MagazinieriMe rob shpie e ke të marrë, po s’lejnë këta.

Qytetari- Sa lekë do ai?

Magazinieri – Më jep një 10 mijë lekësh, ngelim miq ne të dy, do u jap ndonjë kafe atyre, 2 mijë lekësh, 8000 mijë më ngelin mua, një 2 mijë lekësh do iu jap atyre.

Magazinieri – Për mua e ke të ndarë, se unë e nxora nga magazina. E kupton Visin? I thashë atij, tha jo kështu, se ashtu nuk ia mban xxx, e kupton?

Qytetari – Me çfarë të vij ta marr? Dum-dum?

Magazinieri – Mos të duket xxx pra.

Qytetari – Me porto-bagazh e merr?

Magazinieri – E merr.

QytetariShtrirë.

MagazinieriPo shtrin sediljet mbrapa dhe tak….. /Oranews

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button