Kuçi: Me përfitimet nga akreditimi është përforcuar fuqia ekonomike dhe pozita e sipërmarrësve

Ndërtimi i sistemit kombëtar për infrastrukturë në cilësi, ku akreditimi është një nga faktorët kyç, paraqet prioritet për Qeverinë e Republikës së Maqedonisë, porositi ministri i Ekonomisë Driton Kuçi në fjalimin në takimin e 36-të të Këshillit për Marrëveshje Multinacionale të Organizatës Evropiane për Akreditim, që u organizua nga Instituti për Akreditim i Republikës së Maqedonisë.

“Falë përfitimieve nga akreditimi, gjegjësisht në rolin e saj në uljen e rrezikut nga rreziqet në menaxhim, uljen e shpenzimeve për punë, pa dallim nëse bëhet fjalë për procesin e prodhimit, tregtisë apo sigurimit të shërbimeve, është përforcuar fuqia ekonomike dhe pozita e sipërmarrësve. Akreditimi është vegël e aftë për subjektet afariste, sepse nga një anë u siguron punë ekonomike dhe efikase, nga ana tjetër u siguron mundësi për plasman të lirë në tregjet e huaja, edhe atë përmes eliminimit të barrierave teknike dhe tregtare”, tha Kuçi.

Qeveria, shtoi, përmes në sërë masash dhe aktivitetesh, bën përpjekje për përmirësimin e kushteve të përgjithshme socio-ekonomike për qytetarët dhe është në hap me shtetet e tjera.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button