Gjunjëzohet Haiti, dëme të mëdha nga uragani “Matthew”

Uragani më i fuqishëm i Karaibeve në gati një dekadë shkaktoi dëme të mëdha në Haiti, ku solli erëra deri në 230 km në orë, reshje të dendura dhe përmbytje. “Matthew”, një stuhi e kategorisë së katërt shkaktoi të paktën dy të vdekur në Haiti dhe 4 të tjerë në Republikën Domenikane.

Bilanci pritet të rritet pas verifikimit të shtrirjes së dëmeve. Zona më e goditur ishte ajo në jug të ishullit, e cila u izolua pas shembjes së një ure që e lidh atë me kryeqytetin Port o Prince. Urgani është zhvendosur tani në brigjet verilindore të Kubës, duke kërcënuar edhe Floridën, ku është ngritur alarmi.

Megjithatë, raportimet fillestare sugjerojnë se Kuba nuk është goditur aq rëndë sa Haiti, teksa në qytetin Por te Les Cayes gjendja është cilësuar si katastrofike. Autoritetet lokale bëjnë të ditur se qyteti me 70 mijë banorë u përmbyt dhe shumë banesa kishin humbur çatitë e tyre. Shumë njerëz në këtë zonë po kërkojnë ndihmë, por siç thuhet evakuimi i tyre është i pamundur.

Fillimisht duhet të rivendoset aksesi për në pjesën jugore pas shembjes së urës, pasi gjetja e një rruge alternative do të ishte e vështirë. Haiti është një prej shteteve më të varfëra me shumë banorë që jetojnë në zona të rrezikuara nga përmbytjet.

Sipas OKB-së vendi po përballet me ngjarjen më të rëndë humanitare që prej tërmetit katastrofik të vitit 2010. Të paktën 10 mijë persona po qëndrojnë në vendstrehime të përkohshme dhe ka raportime për mbipopullime të spitaleve dhe mungesë të ujit të pijshëm.

Ndërsa UNICEF ngre alarmin se 4 milionë fëmijë mund të jenë ekspozuar ndaj dëmeve të uraganit dhe se rreziku i përhapjes së sëmundjeve është i lartë. / Top Channel

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button