Drashkoviç: Millosheviçi urdhëroi për të kryer masakrën e të rinjve serbë në Pejë

Vuk Drashkoviçi në intervistë për Kuririn e Beogradit argumenton se si Sigurimi Shtetëror i Serbisë me Radomir Markoviç në krye, kurse nëpërmjet Milorad Ulemekut Legia, organizuan masakrën e gjashtë të rinjve serbë në kafenenë “Panda” në Pejë, më 14 dhjetor 1998. Sipas Drashkoviç vrasja monstruoze është kryer me urdhër të presidentit të asaj kohe Sllobodan Millosheviç.

“Vendimi për një seri të krimeve kundër serbëve në Kosovë dhe shqiptarëve të cilët e mbështetnin Serbinë dhe publikisht kundërshtonin UÇK-në u miratua në fillim të nëntorit 1998 nga Millosheviqi dhe shtabi i tij strategjik . U vendos me një seri sulmesh terroriste që do ti kryej sigurimi shtetëror, më saktë skuadra e vdekjes e Legijës, në sytë e komunitetit ndërkombëtar për të përfaqësuar UÇK-në si një organizatë terroriste, njëkohësisht për të ndezur maksimalisht pasionet anti- shqiptare ndaj Kosovës dhe në gjithë Serbinë”. tha Drashkoviç, transmeton portali Almakos.

Drashkoviçi thotë se sipas njohurive që ka ai, në atë kohë është formuar i ashtuquajturi Grupi operativ-ndjekje prej 18 njerëzve(antarëve):

“Ata, Legija posaçërisht i ka trajnuar për aktivitetet terroriste në Kosovë, duke përfshirë edhe mizorinë monstruoze “Panda”. Këdo që e likuidonte, Legija ia ka përcjellë Rade Markoviçit, qoftë drejtpërdrejt ose nëpërmjet njerëzve të tij.

“Gjithashtu, sipas njohurive të mia, disa muaj më parë Markoviç, duke i kërkuar falje presidentit Nikoliç, ka kërcënuar se ka për ta ulur në dy gjunjë Serbinë nëse e bëjnë publike listën e gjitha krimeve mbi serbët dhe shqiptarët në Kosovë, dhe krimet mbi serbët dhe myslimanët në Bosnjë, që ka bërë Sigurimi Shtetëror nën organizimin e tij, dhe me urdhër të Millosheviqit . Unë mendoj se Serbia është në gjunjë deri sa jemi peng të kriminelëve që kanë bërë atë dhe duke fshehur të vërtetën. Kur të vë në dukje të gjitha krimet, atëherë Serbia do të korrigjohet , kurse autorët e krimit do të jenë në gjunjë – thotë Vuk Drashkoviç.

Lajme të ngjashme

Back to top button