Tre shkencëtarë e fituan Çmimin Nobel për kimi

Tre shkencëtarë e kanë fituar çmimin Nobel për kimi për vitin 2016, për “disenjimin dhe sintezat e makinave molekulare”.

Akademia Mbretërore Suedeze e Shkencave sot ka shpallur se fitues janë shkencëtarët: Jean-Pierre Sauvage nga Franca, J. Fraser Stoddart nga Britania dhe Bernar Feringa, nga Holanda, të cilët “i kanë minimizuar makinat dhe e kanë bartur kiminë në një dimension të ri”.

Këta laureatë, me seli në Francë, Shtetet e Bashkuara dhe Holandë, kanë zhvilluar molekula me lëvizje të kontrolluara, që mund të kryejnë ndonjë detyrë nëse u jepet energji, ka thënë akademia suedeze.

Po ashtu, theksohet se makinat molekulare “me gjasë të mëdhe, do të mund të përdoren në zhvillimin e gjërave, siç janë materialet e reja, senzorët dhe sistemet për depozitim të energjisë”.

Vlera e çmimit Nobel është 930 mijë dollarë amerikanë.

Këto çmime për arritjet në shkencë, literaturë dhe paqe, së pari janë dhënë në vitin 1901, në harmoni me dëshirën e industrialistit suedez, Alfred Nobel. /REL

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button