Bogdani: Maqedonia na ka informuar para një muaji, për devijimin e Radikës

Në datën 10 dhjetor te vitit te kaluar, ne komisionin e politikes se jashtme të Shqipërisë është prezantuar një raport ku përfshiheshin kërkesat e Maqedonisë për devijimin e Radikës dhe te Greqisë për devijimin e Vjosës. Deputeti demokrat Gert Bogdani konfirmon se autoritetet shqiptare janë njoftuar me herët, për qëllimin e këtyre dy shtetve për devijimin e lumenjve.

Sipas Bogdanit, Partia demokratike do te kërkojë sqarime për qëndrimin e shtetit shqiptar përkundrejt planit maqedonas.

Për ligjvënësin demokrat, situatë shqetësuese është ajo që lidhet me devijimin e burimeve të Vjosës. Bogdani thotë se projekti grek ka avancuar më shumë se ai maqedonas.

Në raportimin e Ministrisë se Jashtme thuhet se qeveria maqedonase ka kërkuar të devijohet nga rrjedha e lumit Radika dy metra kub ujë në sekondë. Sipas zyrtarëve, projekti po diskutohet në nivel ekspertësh. Të njëjtit zyrtarë kanë raportuar, se po diskutohet dhe me shtetin helen, i cili kërkon devijimin e burimeve të lumit Vjosë, për të pasuruar liqenin e Janinës.

Lajme të ngjashme

Back to top button