Erdogan: A do të heshtim edhe më tutje për ngjarjet qe ndodhin në Siri?

Dokumentet për krimet ushtarake në Siri, janë gjetur në agjendën ditore të kryeministrit turk Rexhep Tajip Erdogan. 

Reagimin e parë në lidhje me dokumentacionin kryeministri Erdogan e drejtoi në Bruksel.
Duke shqyrtuar krimet dhe ligësitë që ndodhin në Siri, kryeministri turk i dërgoi apel botës me fjalët:  A do të heshtim edhe më tutje përpara ngjarjeve qe ndodhin në Siri, ku janë të vrarë mbi 150 mijë njerëz?

“Në konferencën e dytë që do mbahet në Gjenevë jemi të detyruar ta ngrejmë zërin kundër krimeve që ndodhin në këtë shtet.”

Kryeministri Erdogan tha se të gjithë jemi të obliguar që të bashkëpunojmë më qëllim zhdukjen e krimit dhe egërsisë në Siri.

Vrasja e 10 mijë njerëzve me armë kimike dhe konvencionale u dëshmua me fotografi tha Erdogan duke i bërë apel botës për ndalimin e krimeve në Siri.

Momentalisht vetëm në Turqi ka mbi 700 mijë refugjatë sirian, tha Erdogan duke shtuar se në Liban gjenden mbi 1 milion. Në Jordani përafërsisht 600 mijë, si dhe vazhdojmë që edhe më tutje t’i përmbahemi politikës tonë, që të mbajmë dyert hapur për refugjatët sirian.

“Mikpritjen tonë do e dëshmojmë me pranimin e viktimave të shtypur, të dëmtuar dhe të pafajshëm nga dhuna, si shprehje e mbështetjes sonë”- tha kryeministri Erdogan.

Lajme të ngjashme

Back to top button