Ivanova: Rritja e pagave të administratës, gënjeshtër e Gruevskit

Deputetja Cvetanka Ivanova, ka kritikuar Sindikatën dhe qeverinë se në kohën kur punëtorët i humbin vendet e tyre të punës, ata ndajnë komplimente. Ajo i kualifikoi si gënjeshtra premtimet e Gruevskit për ngritjen e rrogave të administratorëve dhe se e këto premtime janë të vjetra shtatë vjet.

Sipas Ivanovës, kryeministri Gruevski ka prezantuar premtime të reja, para se të sqarojë se pse nuk u realizuan premtimet për ngritjen e rrogave të administratës viteve të kaluara.

“Pse nuk u realizua ngritja e rrogave të administratorëve prej 10 për qind në vitin 2010 dhe 2012, të cilët u rregulluan me ligj, por u lanë për më vonë. ”, ka thënë Ivanova.

Lajme të ngjashme

Back to top button