Pjesëmarrje e madhe e studentëve në referendumin e “Plenumit Studentor”

“Plenumi Studentor”, sot e organizon referendumin e parë studentor, i cili mbahet në 20 fakultete të Universitetit “Shën Kirili dhe Metodi”. Nga Plenumi thonë se deri më tani, votimi po zhvillohet në mënyrë të qetë, korrekte dhe në atmosferë demokratike, ndërkaq ajo që mund të nënvizohet është se ka pjesëmarrje të madhe në këtë referendum, njofton Portalb.

“Votimi nuk ka filluar në fakultetet për, Veterinari, Bujqësi dhe Kulturë Fizike, pasi që nuk ka pasur vullnetarë të paraqitur. Në fakultetet tjera, në orën e parë kemi pjesëmarrje të madhe, në shumicën e fakulteteve kanë votuar nga 50 deri në 100 studentë, ndërkaq në fakultetet më të vogla kanë votuar nga 20 deri në 50 studentë. Presim pjesëmarrje edhe më të madhe pas orës 12”, thotë Borjan Eftimov nga “Plenumi Studentor”.

Pas mbarimit të referendumit, “Plenumi Studentor”, njofton se do të ketë mbledhje të përbashkët me të gjithë studentët dhe do të  vendosin për aksionet e ardhshme. Ata, gjithashtu presin mbështetje edhe nga senatorët, transmeton Portalb.

“Shpresojmë që senatorët do ta shohin vullnetin e studentëve. Ngelet në përgjegjësinë e tyre morale se a do të qëndrojnë pas studentëve ose ndonjë organizatës joqeveritare”, shton Eftimov.

Përndryshe, “Plenumi Studentor”, sot prej 09 e ka filluar, referendumin në të cilin studentët do të duhet të tregojnë se çfarë organizimi studentor duan, e cila do të zgjasë deri në orën 17.

Për të votuar, studentët duhet që komisionit t’ua tregojnë indeksin ose kartelën identifikuese studentore. Të drejtë vote kanë të gjithë studentët deri në studimet deridiplomike dhe master – studime.

“Edhe pse ky referendum është jo-formal, megjithatë ka një rëndësi, me të cilën duhet t’u kryhet trysni senatorëve. U bëjmë thirrje të gjithë studentëve që nesër aktivisht të dalim dhe të mund të tregojmë një “jo” për Parlamentin Kriminel Studentor”, deklaroi Gjorgi Rajçinoski nga “Plenumi Studentor”.

Ata gjithashtu thonë se pjesëmarrja është e rëndësishme, por është edhe më e rëndësishme është që të kryhet në atmosferë korrekte dhe demokratike, që studentët të tregojnë se më ndërgjegjësim të lartë i shfrytëzojnë mundësitë e tyre. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button