fbpx

Jankullovska në bisedime me sindikatën për rrogat në polici

Do të korrigjohen rrogat në MPB, që të jenë në përputhje me ato të administratës shtetërore. Ministrja e Punëve të Brendshme Gordana Jankullovska i ka filluar bisedimet me sindikatën e policisë, vetëm një ditë pasi kryeministri Nikolla Gruevski ka paralajmëruar se do të ketë rritje të rrogave në administratë dhe polici.

„Ne kemi filluar para se gjithash me rregullimin e strukturës së rrogave në MPB që të jetë e ngjashme me rrogën themelore në administratë. Në fillim do të bëhet korrigjim i rrogave sipas rangimit duke ju dhënë përparësi atyre me rroga më të ulëta, ndërsa paralelisht do të bëhet edhe standardizimi i dallimeve me rroga ndërmjet rangimeve dhe niveleve”, deklaroi Jankullovska.

Kryetari i sindikatës Tihomir Klimovski tha se MPB dhe sindikata për një periudhë të shkurtë do të formojnë grup punues ku në mënyrë precize do të perceptojnë devijimet e pagës bazë të punonjësve të policisë nga administrata tjetër publike.

Lajme të ngjashme

Back to top button